English

“Athina bllokadë Tiranës”, mediat greke: S’ka negociata nëse Beleri nuk betohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mediat greke kanë paralajmëruar edhe këtë të mërkurë një bllok të Greqisë për procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

- Advertisement -

Gazeta Protothema shkruan se çështja Beleri tashmë do të jetë një kusht i panegociueshëm për Athinën zyrtare në rrugën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama zgjodhi “kundërshtarin” e gabuar për të bërë një shfaqje force dhe mospajtimi me rastin ‘e rremë Beleri’, pasi Athina në çdo mënyrë i përcolli Brukselit mesazhin se për sa kohë zoti Beleri nuk njihet si i zgjedhur Kryetari i Bashkisë Himarë, dera e Bashkimit Europian për Shqipërinë do të mbetet e mbyllur”, e hap shkrimin e saj gazeta më e madhe greke, ku thekson më tej se kryeministri Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi që Greqia të mos e përdorte të drejtën e vetos.

“Athina, në një gjest vullneti të mirë, pranoi të dërgonte letrën për t’i dhënë mundësinë qeverisë shqiptare të bënte një hap përpara dhe t’i jepte fund ngërçit. Athina nuk kërkoi asgjë më shumë se t’i jepte leje Fredi Belerisit që të mund të bënte betimin, edhe pse i burgosur, dhe të njihte kështu rezultatin e zgjedhjeve në Himarë. Një mundësi që zoti Rama nuk e shfrytëzoi”, shkruhet në gazetën greke “Protothema”.

Sipas asaj që thuhet në shkrimin e kësaj gazete qeveria greke do të kërkojë që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe nuk do të pranojë që të avancohet me negociatat nëse Fredi Beleri nuk bën betimin si kryetar bashkie në Himarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?