Aurora Dollenberg për takimin e parë me burrin: Jo dashuri tipike, ishim në spital

3 Prill 2023 | 07:40

Aurora Dollenberg është një nga mjeket shqiptare që u bë shumë e njohur për publikun sidomos gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 me këshillat dhe eksperiencën e saj disavjeçare në Gjermani.

Në emisionin Good Monring Albanians të kësaj të hëne ajo prezantoi bashkëshortin e saj Gotz Dollenbreg, informaticienin gjerman me të cilin ka lidhur jetën.

Mjekja tregoi se takimi i parë me bashkëshortin ishte në një ambient spitali.

“Kam emigruar para 12 vjetësh në Gjermani dhe në vitin e dytë kur kam qenë në një qytet të vogël spitali ka pasur nevojë për rinovime, dhe firma e Gotsit ka bërë izolimin e kësaj pjese. Ai si përgjegjës për termoizolimin ka mbajtur një seminar dhe unë si shqiptare tipike kisha shumë pyetje që ai i quante provokative. Si rrjedhim vazhdoi diskutimi edhe pas seminarit dhe u krijuar ballafaqimi i parë i dy personaliteteve, të dy kryeneçe. Kimia ekzistoi që në fillim, por u krijua diskutimi i parë dhe shkëmbyen numrat për t’u takuar. Nuk ishte e lehtë që në fillim pasi të dy jemi natyra shumë krenare”, tregoi Aurora.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024