Autonomia spitalore, mjekët mund të ofrojnë shërbim me pagesë jashtë orarit

4 Korrik 2022 | 16:10

Mjekët në spitale publike do kenë mundësi të ofrojnë shërbim për pacientët jashtë orarit të punës.

Këtë parashikon projektligji i ri i shërbimeve spitalore, ku ndër të tjera përfshihet edhe autonomia spitalore. Gjatë diskutimeve në komisionin e shëndetësisë pati edhe kundërshtime.

“Pse kemi strukturat spitalore ne të tilla që janë në gjendje të mbajnë edhe shërbime jashtë orarit, në opinionin tim jo”, tha deputeti i LSl, Petrit Vasili.

“Ka pacientë që për shkak të kohës nuk presin dhe shkojnë në privat, atëherë mund ta marrin këtë shërbim nga mjeku që pret ta bëjë këtë në praktikën e dyfishtë”, u shpreh deputeti socialist Florenc Spaho.

Të tilla shërbime do kenë kosto që do përcaktohet nga bordi drejtues i çdo spitali. Këtë e parashikon projektligji i ri që u miratua në komision, sipas së cilit organet drejtuese të spitalit do kenë autonomi në  Organizim, menaxhimi dhe financim.

Sipas qeverisë ky model do të çojë në eliminimin e abuzimeve.

Por, praktikat ndërkombëtare kanë treguar se një nga dobësitë e spitaleve autonome lidhet me transparencën.

“Në bazë të këtij ligji do marrësh shërbim më të mirë, për faktin se spitalet me anë të autonomisë që ato do kenë do i menaxhojnë shumë më mirë të ardhurat e tyre”, u shpreh zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli.

Autonomia menaxheriale aplikohet si fillim në Spitalin Memorial në Fier. Spitalet e tjera do kenë të drejtë të marrin kartën e autonomisë pas miratimit të ligjit në Kuvend dhe daljes së kritereve që duhet të përmbushë çdo spital.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026