Avokati: Ahmetaj ka mundësi ta rrezikojë Edi Ramën, por s’do ta bëjë
Avokati Ermal Hamataj, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, është shprehur se ish-ministri Arben Ahmetaj ka mundësi të rrezikojë kryeministrin Edi Rama, por megjithatë nuk do ta bëjë.
Ai tha mes të tjerash, se Ahmetaj di shumë gjëra pasi ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës.
Më tej ai shtoi se ky i fundit komunikon me ish-zëvendësin e tij.
“Jam i sigurt që Rama komunikon me Ahmetajn. Si Rama, si Ahmetaj na drejtohen ne dhe në fund jemi ne që e hamë. Këto janë konsum për ne. Këto katër vite janë shumë të vështira për të qenë pjesë e PS. Për mua si avokat Ahmetaj është i pafajshëm, s’kemi asnjë vendim që mua të më vërtetojë të kundërtën. Nuk shpallet i pafajshëm nga Gjykata, sepse këtu duhej bërë një kokë turku dhe koka e turkut, duhet të ishte sa më lartë. Ahmetaj do të marrë mëkate që nuk i ka. Ahmetaj nuk bashkëpunon kurrë me drejtësinë.
Ahmetaj mund ta rrezikoj Ramën, por nuk do e bëjë. E ka mundësinë sepse është një nga personat që ka bashkëpunuar më shumë me Ramën”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë