Avokati Arbër Hoxha: Nuk mund të rikthehet dënimi me vdekje për 3 arsye
Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, aq më tepër kur u zbulua që pjesë e planit të rrëmbimit ishte dhe babai i saj.
Një peticion ka nisur të shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, ku qytetarët nënshkruajnë për rikthimin e dënimit me vdekje në Maqedoninë e Veriut.
Avokati Arbër Hoxha tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se janë tre arsye të forta pse dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet.
“Dënimi me vdekje ka qenë forma më e lartë e ndëshkimit, por është e papranueshme për shkak të anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe nënshkrimit të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut, që e ndalon kategorikisht këtë vendim. Është një vendim i pakthyeshëm, pasi duhet pasur parasysh që procesi gjyqësor nuk është i pagabueshëm, ndaj janë tre shkallë të gjyqësorit, që do të thotë se për një person i dënuar me burgim të përjetshëm, vendimi mund të rishikohet nëse gjenden prova të tjerë, ndërsa një dënim me vdekje nuk mundesh ta rishikosh. Së dyti në kushtetutën e Shqipërisë jeta e personit mbrohet me ligj, që do të thotë se shteti vetë nuk mund t’ia marrë jetën personit. Së treti, burgimi i përjetshëm dhe izolimi për gjatë gjithë jetës është shpesh më i rëndë se dënimi me vdekje, dhe dënimi me vdekje si koncept moral është me shkurtim jete dhe jeta më e gjatë në burg është shumë herë më e dhimbshme si ndëshkim se dënimi me vdekje. Pra për këto 3 argumente jam totalisht kundër”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
- 16:50 Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n