Avokati: Kemi mbi 11 mijë të vrarë për pronat në Shqipëri që nga viti 1991
Avokati Kujtim Cakrani tha se në “Good Morning Albanians” se një faktor kryesor se përse kemi ende konflikte për pronat janë edhe institucionet shqiptare.
Sipas tij, që nga viti 1991 e deri më tani në Shqipëri janë shënuar mbi 11 mijë të vrarë për shkak të konflikteve të pronësisë.
“Sot në Shqipëri krim brenda familjes për shkak të pronave, apo edhe jashtë familjes te bashkëfshatarëve apo njerëz të tjerë me njëri-tjetrin, ka shkuar numri mbi 11 mijë viktima për shkak të konflikteve të pronave. Mbi 11 mijë të vrarë në Shqipëri nuk i ka bërë asnjë pushtues që ka kaluar në këtë vend. Kjo është një kambanë alarmi.
Kanë faje edhe institucionet shqiptare, sepse i fusin vetë në konflikt shqiptarët sa u takon çështjeve të pronave, sepse konfliktet janë të hapura. Sidomos kjo në zonat bregdetare ku konfliktet janë të ndezura dhe nuk i dihet në të ardhmen sa krime do ketë”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta