Avokati: Veliaj nuk mund të shkarkohet për mungesën që nuk është në vullnetin e tij
Në një deklaratë të dhënë për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, avokati Jordan Daci ka komentuar nismën e ndërmarrë nga këshilltarët socialistë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me argumentin e mungesës së tij për më shumë se tre muaj në detyrë.
Sipas Dacit, mungesa e Veliajt nuk është rezultat i vullnetit të tij personal, por pasojë e një mase sigurie që e ka lënë atë në paraburgim.
“Zoti Veliaj nuk po mungon sepse do, por sepse është në pamundësi për shkak të paraburgimit,” u shpreh ai, duke shtuar se ky fakt e bën të papranueshëm shkarkimin mbi këtë bazë.
Avokati solli në vëmendje një analogji me rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili gjithashtu mungoi në Kuvend për shkak të një mase sigurie, por mungesat iu konsideruan të justifikuara.
“Është e njëjta logjikë për deputetin dhe për kryebashkiakun. Kushtetuta nuk mund të lejojë që për organet kushtetuese, si në këtë rast konkret, të aplikohen standarde të ndryshme. Nëse një deputet e ka mungesën e justifikuar, po kështu duhet të zbatohet edhe për një kryetar bashkie”, theksoi Daci.
Ai rikujtoi gjithashtu një precedent të Gjykatës Kushtetuese, ku ai vetë kishte qenë kërkues në emër të Zef Hilës, i cili ishte shkarkuar nga Këshilli i Ministrave në një mbledhje të mbyllur.
“Gjykata Kushtetuese ka një precedent të rëndësishëm, në të cilin unë kam qenë kërkues në emër të Zef Hilës, i cili u shkarkua nga Këshilli i Ministrave në një mbledhje të mbyllur. Në atë vendim, Kushtetuesja vendosi disa standarde, përfshirë edhe atë që, edhe nëse plotësohen kriteret formale për shkarkim, zoti Veliaj ka të drejtën të thirret në Këshillin e Ministrave bashkë me avokatët e tij. Ai duhet të thirret dhe të dëgjohet në Këshillin e Ministrave, ku do të jetë i lirë për të bërë mbrojtjen e tij. Në fakt, do të zhvillohet një mini-gjykim në Këshillin e Ministrave, pasi ai do të njihet me arsyetimin dhe do të ketë mundësi të përgatitë mbrojtjen”, tha avokati.
Avokati paralajmëroi gjithashtu se nëse vendimi për shkarkimin e Veliajt do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit e shqyrton çështjen automatikisht, duke pezulluar efektet e vendimit të shkarkimit deri në një vendim përfundimtar.
“Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë menjëherë ankimin dhe automatikisht pezullohen efektet e vendimit për shkarkimin. Për sa kohë çështja do të jetë në shqyrtim, Presidenti nuk mund të dekretojë datën e zgjedhjeve. Ky proces në Kushtetuese mund të zgjasë 2-3 muaj, dhe praktikisht ky vit mund të mbyllet pa zgjedhje për Bashkinë e Tiranës, nëse Veliaj vendos ta çojë vendimin atje”, tha avokati.
Daci ngriti gjithashtu shqetësimin për një precedent të cilin ai e quajti të rrezikshëm me rastin e Fredi Belerit, ku tha se pavarësisht se ishte depozituar ankimim, Presidenti shpalli zgjedhjet.
“Në këtë kontekst, duhet të kujtojmë rastin flagrant dhe të rrezikshëm të Fredi Belerit, ku Presidenti, pavarësisht se Beleri kishte ushtruar të drejtën e ankimimit, nxori dekret dhe caktoi zgjedhjet. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe tani, dhe kjo do të cenonte ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, duke shkelur kuadrin kushtetues”, u shpreh ai.
Në përmbyllje, avokati theksoi se edhe Këshilli Bashkiak duhet të respektojë të drejtën e Veliajt për t’u dëgjuar.
“Gjithashtu, Këshilli Bashkiak duhet t’i sigurojë zotit Veliaj të drejtën për t’u dëgjuar, për të respektuar procedurën. A do ta respektojë Këshilli Bashkiak këtë të drejtë? Nuk e dimë. Nëse Veliaj jep dorëheqjen, atëherë kalojmë në një proces dhe skemë tjetër, më të thjeshtë”, përfundoi Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 21:45 Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
- 21:31 Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu