Babagjyshët surprizojnë fëmijët e sëmurë te Pediatria…

25 Dhjetor 2023 | 07:26

Në prag të festave të fundvitit, edhe këtë herë “Babagjyshët” nuk harruan që të surprizojnë me dhurata fëmijët që janë të shtruar te Pediatria dhe janë të detyruar që t’i kalojnë aty këto ditë.

Djemtë e shërbimit të kërkim-shpëtimit malor u veshën si Babagjyshë dhe u ngjitën nga dritaret e Pediatrisë për t’i bërë një surprizë shumë emocionuese vogëlushëve.

Ekipi i Grup Shpëtimit Malor të Shqipërisë u ka dhuruar fëmijëve dhurata në një mënyrë të veçantë.

Të veshur me kostumin e Babagjyshit, ata realizuan zbritje me litarë dhe u dhuruan fëmijëve dhurata nga dritarja.

“Momente gëzimi për fëmijët e Spitalit Pediatrik në QSUT, në prag të festave tashmë kemi çdo ditë, por ky ishte më i veçanti për ta, pasi ekipi i Grup Shpëtimit Malor të Shqipërisë realizuan zbritje me litarë të veshur si babagjysh duke i dhuruar fëmijëve të hospitalizuar dhurata, nga dritaret e dhomave të spitalit. Falënderime dhe mirënjohje pafund për këto momente të gëzueshme për pacientët tanë të vegjël”, shkruan QSUT në një status në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024