Babai i Granit Xhakës në protestë në Hagë për lirinë e Hashim Thaçit
Gazetari Xhemajl Rexha dha detaje në lidhje me protestën që është mbajtur ditën e sotme në Hagë për lirimin e ushtarëve të UÇK-së.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në Hagë janë mbajtur një sërë fjalimesh nga deputetë dhe zyrtarë të lartë, ndërsa shtoi se fjalim ka mbajtur dhe babai i Granit Xhakës, Rakip Xhaka.
“Ka pasur një sërë fjalimesh që janë mbajtur në tubim, duke përfshirë dhe deputetët e Kosovës. Po ashtu fjalim ka mbajtur dhe babai i Granit Xhakës, Rakip Xhaka. Qëllimi i këtij organizimi ka qenë që të tregohet se lufta e UÇK-së dhe e popullit shqiptar ka qenë e drejtë”- tha ai.
Në protestën e mbajtur ditën e sotme në Hagë kanë marrë pjesë mijëra persona nga Austria, Gjermania, Zvicra e vende të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pamjet e atentatit në Shkozet, momenti kur shpërthen në lëvizje automjeti i Mustafës
- Mik i Rrumit të Shijakut, kush ishte objektivi i atentatit me eksploziv në Shkozet
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë