“Babai ishte agresiv”, gazetari ngre dyshimet e forta: Nuk është krim në bashkëpunim
Pëllumb Meta 50 vjeç u vra nga djali i tij i madh, me planifikimin edhe të dy fëmijëve të tjerë dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.
Ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme tronditi gjithë opinionin publik sidomos pasi u raportua se ishte vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe ajo që e kreu krimin makabër, por hetimet zbuluan se ishte djali i madh i familjes që kishte qëlluar ndaj të atit.
Gazetari Ferdinand Dervishi tha në emisionin Review në Euronews Albania se krimi nuk është kryer në bashkëpunim siç pretendon policia, por vetëm nga njëri prej fëmijëve dhe jo në mënyrë të planifikuar.
“Ka një emergjencë, vajzës duhet t’i ofrohet një psikolog. Besoj se ky nuk është krim me paramendim, nuk besoj se është krim në bashkëpunim. Kemi djalin që ka ardhur nga emigracioni dhe ka një sherr me babain. Babai është një person shumë i dhunshëm, që në kontaktin e parë me të ndihesh viktimë, i reflektonte këto sjellje me të gjithë. Pse të mos mendojmë që djali i madh të ketë marrë diçka djali, e ka bërë djali, e rëndë është që kanë zhdukur kufomën, e ka marrë përsipër vajza se alibia që donte ta martonte me zor, kanë menduar se kjo do ishte zgjidhja më e mirë nëse zbulohej nga policia. Por ka diçka të pazbuluar se kemi një vrasje të pajustifikuar”, tha Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar