Balla: Asnjë nga rastet e përmendura nga Berisha nuk është pezullim nga gjykata

27 Nëntor 2025 | 16:21

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili publikoi një listë ministrash të vendeve të BE-së që, sipas tij, janë pezulluar gjatë hetimeve penale.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar socialist e akuzoi Berishën për mashtrim publik duke i renditur disa kundërargumente. Sipas Ballës, rastet e përmendura janë dorëheqje politike, jo pezullime nga gjykatat.

“Duke iu referuar qëndrimit të Kryeministrit Rama, se nuk ka asnjë rast në Europë, madje as në botë, ku një ministër të jetë pezulluar nga detyra (nuk flasim për vendim dënimi penal të formës së prerë), bufi i kënetës paska dalë sot me një listë emrash ministrash apo zyrtarësh në disa vende. Asnjë nga këto raste nuk ka lidhje me rastin që duhet t’i japë zgjidhje Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Ato janë dorëheqje të natyrave dhe konteksteve të caktuara politike, por që nuk lidhen me një vendim pezullimi të ushtrimit të detyrës, Të dëgjosh leksione nga bufi S.B. mbi vendimet e gjykatave, është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit”, shkruan Balla.

Balla thekson se edhe rasti i dorëheqjes së Willy Claes nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është si pas tij fiks rasti se si çdo procedurë duhet të kalojë përmes Parlamentit.

“Willy Claes dha dorëheqjen vetëm pasi Parlamenti belg kishte dhënë autorizimin për hetimin gjatë kohës që kishte qenë ministër në qeverinë belge”, shkruan Balla.

Në fund, Balla iu kundërpërgjigj akuzave të Berishës për ish-kryeministrin rumun Victor Ponta, duke e lidhur sulmin e Berishës me çështjen e njohjes së Kosovës.

“Sa për mikun tim Viktor Ponta… sulmi yt i përhershëm ndaj tij lidhet me faktin që ishte kryeministri më i hapur rumun për njohjen e Kosovës, diçka që ty s’të pëlqen, si dhëndër i Serbisë që je”, shkruan Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026