Balla nga Fieri: PS në nivel tjetër, sa mandate do marrim në këshillat bashkiakë
Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka prezantuar fituesit e bashkive në këtë qark.
Balla tha se me këtë rezultat që kanë marrë në këto zgjedhje e kanë ngritur emrin e partisë në një nivel tjetër.
Më tej ai tha se në qarkun Fier parashikojnë të marrin 2/3 të mandateve për këshillat bashkiak.
“Shumë faleminderit kryeqytetit të socialistëve, qarkut Fier. Me këtë rezultat që PS e Shqipërisë ka marrë e kemi ngritur emrin e PS në një nivel tjetër. Këshillin Bashkiak të Fierit PS do të ketë 2/3 të mandateve për këshillin bashkiak. Ky është një rezultat që se kemi pasur asnjëherë gjatë këtyre 32 viteve. Procesi i numërimit duhet të shkojë tamam. U kërkoj numëruesve që të vazhdojnë të zbatojnë ligjin dhe asnjë votë të mos preket.
Në Lushnje kemi një shumicë të madhe të anëtarëve të këshillave, në Patos, në Reskovec. Rezultatet për kandidatët nuk kanë nevojë për koment, rezultatet janë sipas parashikimit”- u shpreh Balla.
Më tej, Balla nënvizoi se po të ishin mbajtur zgjedhjet e përgjithshme më 14 Maj, Fieri do të kishte fituar 11 mandate.
“Nëse do të ishin mbajtur zgjedhjet përgjithshme më 14 maj, PS do të kishte 11 mandate në Fier dhe ky është një rezultat i rëndësishëm”- tha ai.
Rezultatet e zgjedhjeve:
Në Fier, kandidati dhe kryetari Armando Subashi ka marrë 70.51% të votave, por numërimi ende vijon.
Në Roskovec fituese është shpallur kandidatja e PS-së, kryebashkiakja Majlinda Bufi, e cila pas numërimit të 39 kutive, fitoi me një diferencë prej 579 votash ndaj kundërshtarit të saj të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.
Në Patos, ku kandidati i Partisë Socialiste, Fatjon Duro ka siguruar mandatin e tij të parë në krye të kësaj bashkie. Ai ka fituar bindshëm me një diferencë prej 5500 votash nga rivalët e tij. Duraj ishte në garë me kandidaten e “Bashkë Fitojmë”, Sofie Alushaj dhe atë të PD-së, Pranvera Rizaj.
Në Lushnje është mbyllur procesi i votimit, ku fiton kryetarja dhe kandidatja e PS-së, Eriselda Stefa me 22402 vota ose 62.64 % përballë rivalit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”Eduart Shakra që mori 13362 vota, ose 37.36%.
Në Bashkinë Divjakë kryeson PS-ja, ku Josif Gorra i PS kryeson me 57.80% të votave.
Në Mallakastrës fitues është kandidati i Partisë Socialiste Qerim Ismailaj. Ai mori 5967 vota, 367 më shumë se kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Agron Kapllanaj, i cili mori 5600 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë