Balliu përplaset me Bushatin: Kriminelët i ke nëpër club-et e Tiranës
Sekretari Organizativ në PD, Klevis Balliu, ka debatuar me ish-deputetin socialist, Ervin Bushati në lidhje me përfshirjen e krimit në politikë dhe korrupsionin qeveritar.
Në Euronews Albania, ishte Bushati që u shpreh se reforma në drejtësi po funksionon, pasi deputetë dhe ministra janë në gjykim dhe të dënuar.
Por Balliu theksoi se kriminelët të cilët janë në kërkim, gjenden në club-et e kryeqytetit dhe nuk preken nga Policia e Shtetit.
Ervin Bushati: Revolucion në drejtësi bëmë ne, që ndryshuam arkitekturën e drejtësisë, por duhet bërë në kohën e vet. Nuk është e vërtetë që nuk janë kapur qeveritarë, janë kapur qeveritarë. Janë sot në çështje penale. Drejtësia po funksionin. Nuk ka pasur raste më parë qëtë ketë pasur deputetë dhe mnistra të një mazhorance në pushtet, që janë sot në gjykim apo të dënuar.
Klevis Balliu: Ata që janë shpallur në kërkim këtu, i gjen në club-et e Tiranës, gjithë ditën. Unë nuk po flas këtu që ju të jeni perfekt. A është shumë të kërkosh që të mos ketë trafikantë kryetarë bashkie? Shumë është kjo? Ju thoni që vijnë nga agjencitë e huaja. Ajo është dramë për ne, ne nuk jemi të zotë të arrestojmë. Ne dy milionë banorë këtu, të gjithë e dinë se ku janë bandat.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:25 Rutte dhe Von der Leyen: NATO duhet të bëhet më evropiane, të mos varet nga SHBA
- 15:13 Aksident mes tre automejteve në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
- 14:53 Deputetja Marjana Koçeku denoncon fushatë sulmesh në rrjetet sociale: Nuk do ta dorëzoj mandatin
- 14:51 Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë
- 14:50 Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
- 14:48 Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së