Banesa e braktisur në Gjirokastër/ Banorët: Jemi të rrezikuar nga shembja e mureve

3 Shkurt 2024 | 15:40

Kjo banesë e braktisur në qytetin e Gjirokastrës është kthyer në shqetësim për banorët.

Godina ndodhet në lagjet e sipërme të qytetit dhe për shkak të amortizimit në vite dhe braktisjes nga pronarët muret e saj shemben herë pas herë . Qytetarët që jetojnë pranë saj apelojnë për marrjen e masave ndërsa ndihen të rrezikuar veçanërisht në ditët me mot të keq.

” Ajo u rrëzua, ishte në fat i madh që nuk zuri njeri. Ndodh shpesh kjo gjë, rrëzohen gurët, trarët? Kishte shenja ajo, qe rrëzuar një pjesë andej dhe tani është rrëzuar dhe një pjesë” ,-tha banori.

“ Sa herë ka shi bien gurët nga lart, trarët? Gjithmonë ka patur probleme, me gurët, me trarët, me llamarinat, siç e shikoni”,-u përgjigj banori.

Në Gjirokastër dhe rrethinat ka disa godina dhe banesa të braktisura, të cilat në stinën e dimrit për shkak të rrezikut të shembjes janë shqetësim për banorët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026