“Dhuro gjak, shpëto jetë!” Besimtarët mysliman në ndihmë të fëmijëve talasemik

3 Shkurt 2024 | 15:15

600 fëmijë talasemik, prej të cilëve 37 jetojnë në Elbasan kanë nevojë të vazhdueshme për gjak. Kaq ka mjaftuar që 50 besimtarë dhe praktikantë mysliman të xhamisë “Sulejman Pasha” ti bashkohen thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptarë dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për dhuruar vullnetarisht në mjediset e xhamisë.

“E mora si iniciativë edhe për një arsye madhore, sepse përveç gjak është edhe një sevap i madh. Zoti në kuran thotë kush shpëton një jetë është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin”,-tha Hoxha Dorjan Balliu.

Teksa dhurojnë, ata apelojnë që të gjithë ti bashkohen kësaj nisme.

” Kam qenë edhe vetë sëmurë, kam pas shumë nevojë për gjak dhe nuk ma kanë kursyer ma kanë dhënë gjakun. Edhe unë për fëmijët e bëj, dhuroni sa më shumë gjak të shpëtojmë jetën e fëmijëve tanë”,-tha një zonjë.

“Erdha me kënaqësinë më të madhe duke ditur që do të ndihmoj dikë tjetër që ka nevojë. Dhe shpresoj që të ketë sa më shumë njerëz të tillë që të dhurojnë gjak për njerëzit ne nevojë”,-u shpreh djali.

Sipas ekspertëve sistemi shëndetësor ka nevojë për 30 mijë njësi gjak në vit, të cilat përdoren për pacientët me sëmundjet e gjakut dhe ato të brendshme, patologji si tumore, hemorragji gjatë lindjes, intervente kirurgjikale dhe fëmijët talasemik. 

” Nevojat janë të vazhdueshme sepse pacientët me hemoglobinopati duhet patjetër të transfuzohen njëherë në dy javë. Për ata është jetike. Ne si staf jemi vërtetë falenderues për gjithë kontributin që qytetarët e Elbasanit kanë dhënë dhe janë të gatshëm gjatë gjithë kohës ti përgjigjen thirrjes për dhurim gjaku”,-tha Emira Alizoti, Mjeke Transfuziologe.

Nevojat për gjak plotësohen me anë të dhurimeve vullnetare dhe familjare. Në vitin 2023 numërohen mbi 5 mijë dhurues vullnetarë dhe rreth 20 mijë dhurime familjare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026