Bankers Petroleum shpërndan pako me ushqime për familjet në nevojë

29 Dhjetor 2023 | 10:10

“Bankers Petroleum Albania”, ka vijuar traditën e përvitshme të festave të fundvitit duke i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Kompania më e madhe në vend që operon në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, në bashkëpunim me Bashkitë e Patosit, Roskovecit dhe Fierit u kujdesën që të shpërndanin 150 pako me ushqime për familjet në pamundësi ekonomike.

Ndihma është një kartolinë urimi nga nga kompania “Bankers Petroleum” për festën e ndërrimit të viteve, për familjet në nevojë në këto tre bashki.

Kompania u kujdes që familjeve të varfëra të këtyre zonave t’u sigurohet ushqimi i nevojshëm për festimet e natës së Vitit të Ri.

Kjo nismë është vetëm një prej aktiviteteve me karakter social që “Bankers Petroleum” zhvillon për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonave ku edhe operon.

Shpërndarja e këtyre ndihmave në bashkëpunim me institucionin e bashkive përkatëse në këto tre qytete të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026