Bardhi: Basha mori 2 kate kullë me një të rënë të lapsit, vetëm për të ka fakte
Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në “Now me Erla Mëhillin” se i vetmi politikan për të cilin ka fakte se ka blerë dy kate kullë, është Lulzim Basha.
Ai ftoi këdo që ka fakte për ndonjë politikan tjetër t’i bëjë ato publike, ndërsa theksoi se është e pamundur që të ardhurat për të bërë shpenzime të tilla të vijnë nga bizneset.
“Lulzim Basha është i vetmi politikan që në vitin e fundit ka futur në xhep 2 kate kulla. Këto janë fakte të regjistruara në hipotekë. Nëse dikush tjetër ka regjistrime të kësaj natyre të drejtpërdrejta apo të fshehta për ndonjë politikan tjetër është i lutur t’i bëjë publike. Ajo që shqiptarët kanë parë deri më sot është që po, në gusht të 2021-shit, 3 muaj pasi ne kishim humbur zgjedhjet, Lulzim Basha dhe familjarët e tij fusin në xhep 2 kate kullë në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Biznese kanë të gjithë, por nuk i blejnë dot me një të rënë të lapsit dy kate kullë,” – u shpreh Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Po na nxisin drejt akteve ekstreme”- Bardhi paralajmëron: Asgjë nuk përjashtohet
- Progres raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, reagon Bardhi
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid