Bardhi-Peleshit: Nuk lexojmë letra bakalli, kemi lexuar boll në Sky ECC

16 Tetor 2025 | 11:17

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi që të respektojë rregulloren e Kuvendit. Bardhi u shpreh se Peleshi merr propozime dhe nuk i dëgjon.

Sipas tij ata nuk kanë nevojë për të lexuar letra që u shkojnë nga kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tauland Balla. Ai theksoi se kanë lexuar mjaftueshëm përgjimet e Sky Ecc. Bardhi i kërkoi Peleshit të bëjë detyrën ose të largohet nga posti.

“Ju merrni propozime, i konsideroni si urdhër nga kryetarit të Kuvendit dhe nuk dëgjoni nëse është apo jo në përputhje me rregulloren. Nuk kemi nevojë të lexojmë letra bakalli që na vijnë nga Balla, kemi lexuar mjaftueshëm përgjime në SkyECC. Në rregullore caktohet që ndërsa dëgjohen 10 minuta pro dhe 10 kundër kalohet në votim.

A mund të ngrihet të thotë nesër s’ka Kuvend fare, por Kuvendi nuk kthehet dot në listë dëshirash të Ballës. Ose bëni detyrën ose lëshoni karrigen, jepjani zotërisë sepse nuk e çoni autoritetin tuaj dot si numri dy i shtetit në këmbët e Taulant Ballës”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026