Basha flet pas përjashtimit nga Parlamenti: Po bëhen pazare për interesa vetjake
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili u përjashtua nga seanca e ditës së sotme pasi bllokoi foltoren, tha për mediat se është e qartë që në seancën e sotme po bëhet pazari për interesa të ngushta të deputetëve.
“Është e qartë që e sotmja është konkludimi i një pazari në dobi të interesave private të një grupi njerëzish përkundër interesave të shqiptarëve.
Këtu bëhet fjalë për interesa të prekshme. unë e di se njerëzit që vuajnë katastrofën ekonomike të shkaktuar nga korrupsioni dhe keqqeverisja 11-vjeçare e Edi Ramës, shpesh herë bëhet e pakuptueshme të flasësh për reformën zgjedhore, por në fakt aty nis dhe ai është shkaku i gjithë të këqijave.
Sepse është deformimi i vullnetit të qytetarëve që sjell parlamente të deformuara me deptutetë kokëulur që në vend që të mbrojnë qytetarët, presin “kockën e rradhës” presin benefitet e radhës, në vend që të kalojnë ligje në dobi të qytetarëve kalojnë ligje në dobi të pushtetarëve dhe oligarkëve, ndaj dhe e keqja duhet të niset të shpërbehet dhe të kurohet aty ku e ka zanafillën.
Kjo është arsyeja se përse për dy vite, partia demokratike ka asistuar për një reformë zgjedhore për qytetarët, jo një reformë zgjedhore për interesa të ngushta partiake.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump