Basha përgatit rikthimin, deputetët ‘presion’ gjykatës për statutin

4 Tetor 2022 | 15:43

Rreth 8 muaj para zgjedhjeve të ardhshme lokale Partia Demokratike është sërish e përçarë dhe me rrezikun konkret që të përsëris 6 marsin.

Që prej muajit mars nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës se cili statut është i vlefshëm për Partinë Demokratike, ai i 11 dhjetorit, apo ai i 18 dhjetorit.

Për t’i dhënë fund kësaj situate, 4 deputetë të Partisë Demokratike sot ishin në Gjykatën e Apelit për t’i bërë thirrje asaj që të dalë me një vendim sa më shpejt.

Por krahas këtyre zhvillimeve, ditët e fundit është vënë re edhe një riaktivizim i ish-kryedemokratit, Lulzim Basha.

Fillimisht një takim me gratë që i qëndruan pranë në 8 janar, dhe më pas takimi në Krujë me deputetë dhe ish-drejtues degësh në veri, Basha duket po përgatit rikthimin në Partinë Demokratike. Nga grupi parlamentar në këtë takim morën pjesë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Hoxha, Merita Bakiu dhe Kastriot Piroli.

Burime bëjnë me dije se takimet me mbështetësit e tij në bazën demokrate do i vijojë edhe ditët e ardhshme, këtë here me përfaqësuesit  e degëve në jug të vendit.

Nëse Gjykata nuk do të marrë një vendim të formës së prerë për statutin e partisë, të drejtën për të pasur kandidat me logon e PD në zgjedhjet e ardhshme do e ketë sërish grupi i Bashës dhe Alibeajt. Ndërsa për Berishën do të mbetet që të përsëris atë që bëri në 6 mars, ku kandidatët e mbështetur prej tij, ishin me logon e një koalicioni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026