‘Bashkimi i PD’, po Meta? Kreu i PL: Aleancën e kam me qytetarët
Partia Demokratike ka dhënë sinjalet e para të bashkimit mes dy grupimeve në prag të zgjedhjeve lokale të 2023-shit për daljen me një kandidat të përbashkët. Por duket se ky fakt nuk e shqetëson Ilir Metën, aleatin e Sali Berishës në këtë aksion opozitar.
I pyetur nga Euronews Albania nëse një bashkim i mundshëm i PD-së do të minonte aleancën e tij me Sali Berishën, Ilir Meta tha se aleancën e ka me qytetarët.
“Së pari aleanca e Ilir Metës është me qytetarët e Shqipërisë. Për sa i takon problemeve të brendshme të PD jam përpjekur shumë herë t’i zgjidh në interes të vendit. Jam qenë unë që nuk kam lejuar ndarjen e PD në dy parti, pro dhe anti reformë, kam qenë unë që i kam nxjerrë nga çadra. Ne kemi raportin tonë me qytetarët e Shqipërisë, nuk kemi raport të pandryshueshëm për askënd tjetër”, tha Meta.
Meta iu shmang përgjigjes nëse do të mbështesë kandidatët e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për vendoret e ardhshme, duke iu drejtuar qytetarëve me një ftesë për të ndëshkuar rilindjen.
“Do t’i ftojmë të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe socialistët e ndershëm, të ndëshkojmë rilindjen, sekt i babëzitur që nuk njeh ligj”, u shpreh Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë, qartësoi edhe një herë skenarin e aleancës me Berishën për zgjedhjet vendore të 2023-shit, me fushë-beteja të ndryshme; Berisha kryetarët dhe Meta këshilltarët e bashkive.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid