Bashkimi kombëtar, Bushati: Përdoret për të fshehur problemet. Haxhiu: Sa më shpejt aq më mirë
Gazetarët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë debatua gjatë emisionit “Shock” mbi tezën e hedhur pak ditë më parë nga Ramush Haradinaj ku bëri thirrje për mbajtjen e një referendumi për bashkim e Shqipërisë me Kosovën.
Për Bushatin çështja e bashkimit kombëtar është një tezë që politikanët e të dy vendeve e përdorin për qëllime elektorale dhe për të larguar vëmendjen nga problemet reale.
“Shqiptarët e të gjitha trojeve do të bashkohen nën ombrellën e BE. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë sepse shoqëri si tonat nuk mund të tejkalojnë problemet e përditshme. Tema të mëdha hapen nga paaftësia për të zgjidhur problemet e brendshme. Ndjenjat nacionaliste shpeshherë përdoren nga politikanë të fshehur problemet reale dhe për të gënjyer me një ëndërr të madhe”, tha ai.
Mendim tjetër ka Baton Haxhiu për këtë temë. Ai thotë se teza e bashkimit kombëtar duhet të diskutohet si një mundësi reale pasi nga një anë BE është në krizë zgjerimi dhe nga ana tjetër 5 vende të saj nuk e kanë njohur ende Kosovën.
“Bashkimi i shqiptarëve nuk është se varet nëse kemi shoqëri më shumë apo më pak të korruptuar. Korrupsioni as e ndal dhe as e bashkon një vend. Dy shoqëritë tona nuk vuajnë nga demokracia. 5 shtete të BE nuk e pranojnë Kosovën dhe të mos flasin për faktin se BE është në krizë zgjerimi”, tha ai.
Por sipas Bushatit “nuk ka filozofi për bashkimin kombëtar” dhe se kjo çështje nuk mund të diskutohet në mënyrë “folklorike”. Ndaj ia thotë se fillimisht duhet shëndoshur demokracia në të dy vendet.
Kurse për Haxhiun bashkimin nuk e bëjnë politikanët pasi atyre u intereson ndarja për të ruajtur pushtet. Ndaj bëri thirrje për bashkimi sa më shpejt në mënyrë që të mos krijohen diferenca ekonomike mes dy vendeve.
“Politikanët kanë krijuar atmosferën e ndarjes me dy feudale. Është shumë e zbrazët dhe e padobishme Kosova kështu siç është. Bashkimin nuk e bëjnë politikanët e bëjnë idetë’, përfundoi Baton Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit