Baton Haxhiu: Argita e shkatërron PD po u bë kryetare

11 Qershor 2024 | 22:58

Gazetari Baton Haxhiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Sali Berisha e bëri betejën e vet personale në emër të partisë ndaj është shumë e vështirë ta heqësh nga kreu i partisë.

Sipas tij, nëse në krye të PD vjen Argita Berisha partia shkon drejt shkatërrimit.

“Nëse një lider e ka bërë një betejë dhe të tjerët krijojnë besimin ndaj tij është bërë ikonik për ta. Nëse Argita Berisha bëhet kryetare e shkatërron PD. Partitë politike, edhe në botë mund të kenë një traditë familjare, por jo në momente të kthesave të tilla. Në një moment të tillë, kur një njëri ka bërë një betejë të tillë, është shumë  e vështirë ta ndërrosh kalin për 9 muaj”, tha Haxhiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026