Bayern Munchen në sezonin e ri: Kimmich në pikëpyetje, pranë akordit me Xavi Simons
Në njërën anë Barcelona e në tjetrën Manchester United, por dhe kërkesat e vazhdueshme të Bayern Munchen nëse do të qëndrojë apo jo, Joshua Kimmich është në dilemën e jetës. Mesfushori gjerman aktualisht nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen e tij, duke lënë në pritje disa skuadra, pasi fillimisht do të shijojë pushimet e verës. Vincent Kompany ka bërë të ditur që do të mbajë një takim me lojtarin sa më shpejt për të ditur se çfarë do të vendosë, ndërsa bavarezët aktualisht vijojnë përgatitjet, ku siç dihet kanë zyrtarizuar 4 blerje të reja, krahas rinovimeve.
Ito, Olise, Palhinha dhe Sieb i janë bashkuar për herë të parë skuadrës, ndërsa ende nuk ka të reja sa i përket lojtarëve të cilët do të largohen. Merkato e bavarezëve nuk është mbyllur sa i përket afrimeve, pasi Kompany dëshiron në Mynih mesfushorin holandez Xavi Simons. Ky i fundit i ka bërë të ditur Leipzigut se nuk do të qëndrojë dhe po sheh për ekipin e radhës, ku pas kuintave krahas Bayernit qëndron dhe Manchester United, që e ka treguar se lekët nuk janë asnjëherë problem për ta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bayerni zyrtarizon sulmuesin Olise, në pritje të nënshkrimit me Palhinha
- Shpalli kampion Leicester-in, trajneri italian tërhiqet pas 38 vitesh nga futbolli
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 17:56 Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?