Baza e vetme ajrore e NATO në Ballkanin Perëndimor, gjenerali: Pse u zgjodh Kuçova
Është hapur zyrtarisht sot baza e NATO-s në Kuçovë. Inaugurimi i kësaj baze u bë përmes një ceremonie zyrtare, pjesë e të cilës ishin personalitete të shumta të vendit dhe jo vetëm.
Gjenerali Aleksandër Pando tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se avionët që u panë në ceremoni erdhën vetëm me rastin e inaugurimit. Ai tregoi se Shqipëria ka në flotën e saj Black Hawk,
që do qëndrojnë aty dhe avionët pa pilotë Bajraktar, ndërsa avionët e ceremonisë së sotme u sollën nga Italia dhe dy F16 nga pala amerikane.
“Investimi i bazës së NATO ka kushtuar 55 mln euro, 50 mln janë nga fondi i përbashkët i aleancës dhe 5 mln nga fondi i qeverisë shqiptare. Pozicioni i Kuçovës është një pozicion strategjik, në gjithë Ballkanin Perëndimor NATO nuk ka një bazë të vetën ajrore. Edhe për kushtet e motit, Kuçova, nga pilotët që kanë fluturuar atje është një bazë që asnjëherë nuk mbulohet nga mjegulla për shkak të pozicionit, luginave”, tha gjenerali.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?