English

BE konfirmon për Euronews Albania vizitën e Lajçak në Kosovë e Serbi | 5 zhvillime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • Lajçak, më 9 shtator në Kosovë dhe Serbi, konfirmon BE për Euronews Albania

Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të jetë prezent në një vizitë të përbashkët në Kosovë dhe Serbi më 9 shtator.

- Advertisement -

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për Euronews Albania, i cili sqaroi se qëllimi i vizitës është shqyrtimi i opsioneve për përparim në dialog.

Lajçak do të shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, tha Stano.

Lexoni për më shumë: Lajçak, më 9 shtator në Kosovë dhe Serbi, konfirmon BE për Euronews Albania

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
  • Andi Bushati përplaset me Petro Koçin: Rama hajdut, ju ka bërë të gjithëve lolo

Analisti, Andi Bushati dhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi kanë debatuar në lidhje me ligjin e lustracionit, për dekomunistizimin në politikë.

Sipas Bushatit, PS po kërkon ligjin e lustracionit për të goditur politikisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ndërsa, Petro Koçi u shpreh se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se Partia Socialiste dëshiron të ketë Metën kundërshtar.

Lexoni për më shumë: Andi Bushati përplaset me Petro Koçin: Rama hajdut, ju ka bërë të gjithëve lolo

https://www.youtube.com/watch?v=9zezPmj40y4

  • Bërnabiç: S’ka marrëveshje të dytë për normalizim pa krijimin e Asosacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka kushtëzuar marrëveshjen Kosovë–Serbi me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Teksa po qëndron në veri të Kosovës, Bërnabiç është shprehur se nuk ka biseda për marrëveshje të dytë për normalizim, nëse nuk formohet Asosacioni.

Bërnabiç deklaroi se Kosova duhet të angazhohet më shumë në dialog, pasi sipas saj, Serbia mbetet e përkushtuar për një gjë të tillë.

Lexoni për më shumë: Bërnabiç: S’ka marrëveshje të dytë për normalizim pa krijimin e Asosacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç
  • 27 ditë pa gjurmë, Durrësi e Vlora qytetet nga ku mund të jetë zhdukur Vis Martinaj

Ervis Martinaj ka 27 ditë që është zhdukur duke lënë pas shumë mister. Zyrtarisht prokuroria e Kurbinit ka regjistruar një hetim për rrëmbim pas kallëzimit të bërë nga familjarët e tij.

Por për shkak se ai nuk është bërë i gjallë prej 10 gushtit është ngritur dyshimi se ai mund të jetë ekzekutuar.

Kundërshtarët janë të shumta dhe vdekjen e tij e duan disa grupe kriminale rivale ndër vite të Ervis Martinaj.

Lexoni për më shumë: 27 ditë pa gjurmë, Durrësi e Vlora qytetet nga ku mund të jetë zhdukur Vis Martinaj

Ervis Martinaj
  • Sveçla: Pas 31 tetorit, asnjë veturë me targa ilegale s’mund të qarkullojë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Koaovës, Xhelal Sveçla tha se procesi i ndërrimit të targave ilegale në ato RKS është i pandalshëm.

Në një deklaratë për mediat, Sveçla theksoi se pas datës 31 tetor, asnjë veturë me targat ilegale nuk do të mund të lëvizë në Kosovë dhe pikë-kalimet kufitare.

Ai u shpreh se të gjitha qendrat janë të hapura për shndërrimin e targave në RKS.

Lexoni për më shumë: Sveçla: Pas 31 tetorit, asnjë veturë me targa ilegale s’mund të qarkullojë në Kosovë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×