“BE, sytë nga rajoni”| Pritshmëritë e Procesit të Berlinit në Tiranë

13 Tetor 2023 | 15:08

Lufta në Ukrainë ka bërë që Brukseli të kenë një vëmendje më të shtuar ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor për të përshepjtuar integrimin e tyre në Bashkimin europian.

Kështu ka deklaruar ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, tre ditë para se liderët e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor të takohen në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Ballkani është pjesë e BE, dhe ndryshimet gjeopolitke me mënyrën se si Rusia e sheh Ukrainë e ka fokusuar të gjithë vëmendjen në Bruksel. Vëmendja kurrë s’ka qenë më e madhe se tani për zgjerimin e BE. Në këtë kontekst procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm në mënyrë që  rajoni të punojë më shumë për reformat, projektet e integrimit, presim që samiti të hënën të arrijë rezultat sa më praktik në disa fusha, transporti, axhenda dixhitale, transporti, energjia dhe tregu i përbashkët”, deklaroi Luigi Soreca, ambasador i Bashkimit Evropian, në Shqipëri.

I pranishëm në konferenën ku u diskutua për  “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”, ishte edhe minsitri i jashtëm Igli Hasani, i cili deklaroi se nga samiti i së hënës pret rezultate konkrete.

“Duhet të lëmë mbrapa narrative politike. Dy vite më parë u krijua një zonë e lirë romaning, që nga 1 tetori patëm uljen e tarifave. Javës tjetër do i bashkohen edhe rezultate të samitit të datës 16 tetor. Hera e parë që mbahen në rajon, do dalë me rezultate konkrete. Padyshim kanë nevojë për përfshirjen e parlamenteve. Kuvendi i Shqipërisë ka një ekspertizë shumë të mirë. Do japin rezultate konkrete dhe do përmirësojnë arritjet e procesit të Berlinit”, tha Hasani.

Kryeparlamentarja Nikolla dhe ambasadori i BE Luigi Soreca nënvizuan rëndësinë e rritjes së rolit të Kuvendit në zbatimin e projekteve të përbashkëta rajonale në kuadër të procesit të integrimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026

Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me aktivitet të dendur elektrik ka përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori. Sipas...
13:09 | 24/06/2026