Begaj reagon për të shtënat në Washington: Dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Trump
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit me armë që ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një eventi ku ishte i pranishëm edhe Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij, Melania Trump.
Begaj e ka dënuar këtë ngjarje, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe bie ndesh me vlerat themelore të demokracisë. Sipas tij, në një shoqëri demokratike, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, dhe jo përmes forcës apo sulmeve të dhunshme.
“E dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë darkës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë. Në një demokraci, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, jo me forcë. Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore janë të papranueshme. Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe i uroj të gjithë të pranishmëve shëndet dhe siguri të vazhdueshme”, shkruan Begaj.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?