“Bëhuni gati për mosbindje civile”, Balliu: Do bllokojmë akset kryesore të rrugëve

21 Shkurt 2024 | 22:42

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen gati për mosbindje civile.

Në një intervistë për emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ai theksoi se mosbindja civile do të bëhet me bllokimin e rrugëve dhe bllokimin e Ministrit Taulant Balla që të futet në institucion.

“Qartazi qytetarët janë dakord me aksionin që ka ndërmarrë kjo opozitë, me lidershipin aktual të kësaj opozite dhe atë e treguan me këtë pjesëmarrje. Bie dakord që këto janë të pamjaftueshme. Është e nevojshme dhe mund të themi jetike për shtetin tonë dhe pluralizmin në Shqipëri përshkallëzimi i aksionit opozitar. Mosbindja civile ka disa  forma që mund të ushtrohet. Një nga ato forma janë bllokimet e akseve kryesore, bllokimi i Taulant Ballës që të hyjë në institucion”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:34 | 22/06/2026

Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar në një lidhje live për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, nga sheshi para Kryeministrisë se grupi koordinues ka ndërmarrë, sipas...
21:20 | 22/06/2026