Bektashi paraqitet në SPAK, refuzon të flasë për gazetarët

20 Nëntor 2023 | 11:10

Fatmir Bektashi është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

Ai nuk ka bërë asnjë koment dhe ndërsa u pyet nga gazetarët në hyrje nëse sot do të bënte ndonjë koment, ai tundi kokën në shenjë mohimi, njësoj siç ndodhi herën e kaluar që ishte në Prokurorinë e Posaçme që doli nga institucioni, ndaloi para gazetarëve, por nuk foli fare.

Bektashi u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Ai është ortak i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim i kalimit jashtë vendit, nuk u paraqit në SPAK sepse siç u shpreh ai nuk mund të lejojë të shkelet Kushtetuta.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se SPAK duhet të njoftojë Kuvendin dhe më pas të ishin vendosur masat e sigurisë ndaj tij. Ndërkohë dhëndri, Malltezi është i arrestuar për po të njëjtën çështje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026