Doli në intervistë dhe s’tha asnjë fjalë, avokati sqaron mesazhin e Fatmir Bektashit
Avokati Kujtim Cakrani ishte këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku foli rreth sjelljes së ndërtuesit Fatmir Bektashi pas daljes së tij nga SPAK. Ai zgjodhi që të dilte përpara mediave, por para tyre nuk tha asnjë fjalë.
Sipas avokatit kjo është një kambanë alarmi për të gjithë ata që e dinë se si funksionin institucioni i drejtësisë. Avokati tha se edhe pse Bektashi nuk foli më zë, gjesti i tij tregon shumë.
“Heshtja e tij tregon shumë. Dikush që është psikolog mund ta zbulojë që heshtja e tij flet shumë. Tamam sikur ai ka bërë komente me zë, por duhet zbërthyer se tregon shumë, tregon që nuk ka besim te institucionet e drejtësisë dhe tregon shumë që ai është i pafajshëm.
Kjo është një kambanë alarmi për të gjithë ata avokatë dhe juristë që e njohin mirë atë institucion. Kjo sjellje sot e zotit Bektashi, duhet zbërthyer dhe duhet të merret në konsideratë”,-tha avokati Kujtim Cakrani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve