Benzema vendos rekord, francezi në listën e golashënuesve më të mirë të La Liga
Reali i Madridit regjistroi fitoren numër 21 për këtë sezon në La Ligan Spanjolle. Galaktikët mposhtën Almerian 4-1, ndërsa 3 prej golave u shënuan nga bomber francez Karim Benzema.
Benzema në këtë sezon të elitës së futbollit spanjoll regjistron 17 gola, ndërsa vendi i parë mbahet nga Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës.
Fituesi i topit të artë për vitin 2022, me tripletën e regjistruar u bë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e La Ligas. 35-vjeçari ka shënuar 236 gola në 436 paraqitje me klubin, ku goli i parë regjistrohet në vitin 2009.
Mbrëmjen e së shtunës Benzema parakaloi meksikanin Hugo Sanchez që ka luajtur me 3 skuadra në La Liga. Ndërkohë në 3 vendet e para ndodhen Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Telmo Zarra. Argjentinasi i cili tanimë është pjesë e PSG-së numëron 474 gola në 520 ndeshje të luajtura. Ronaldo 311 gola dhe Zarra 251. Spanjolli që ka luajtur me Bilbaon në vitet 1940-1955 ka një rekord që mund të arrihet nga Benzema, nëse forma e tij do të vijojë e tillë në vitet e ardhshme edhe pse mosha e penalizon.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut