Beqiri: Politika e tmerruar nga një SPAK që godet pa mëshirë
Avokati Idajet Beqiri është shprehur se SPAK nuk po merret me punën që i takon, duke shtuar se krimin e organizua dhe korrupsionin në nivel të lartë shtetëror nuk e ka prekur fare.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se SPAK është ngritur për të krijuar pandëshkueshmërinë ndërsa shtoi se të gjitha krahët e politikës janë të tmerruar nëse kjo strukturë do të zbatojë vetëm ligjin.
“SPAK po harxhon energji sepse po merret me të ashtë quajturat grupe kriminal. SPAK duhet të shkojë te roli i vet dhe roli i vet në krimin e organizuar në këtë vend dhe korrupsion e lartë shtetëror thuajse nuk e ka prekur fare. Dosje ka shumë, sa s’kanë ku të vejnë dhe dosjet janë të hetuara të gjitha, po këtu ka munguar guximi i organit të akuzës.
SPAK është ngritur që të krijojë pandëshkueshmërinë, dhe të ngulis në kokën e shqiptarit faktin që çdo kush do marrë atë që meriton.
Të tërë krahët e politikës janë të tmerruar nga një SPAK që godet pa mëshirë sepse thotë mbi ligjin nuk vë gjë tjetër. Nga një situatë e tillë në Shqipëri të gjithë janë të prekur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- IKMT aksion te rruga “Myslim Keta”, shemb pallatin e dëmtuar nga tërmeti
- Itali, shtrenjtimi i faturave të energjisë tkurr zbukurimet në qytete për festat
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
- 19:57 Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:49 Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)
- 19:43 Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, një i vdekur dhe disa të plagosur