Bëri shqiponjën para tifozëve serbë, flet gazetari: Çfarë ndodhi në stadium që…

17 Qershor 2024 | 21:28

Gazetari nga Kosova Arlind Sadiku ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se nuk pendohet për shqiponjën që bëri me duar para tifozëve serbë, pavarësisht se kjo mund ti kushtojë atij akreditimin si gazetar në UEFA.

Ai tha se nuk e kishte menduar ta bënte një gjë të tillë në ndeshjen e zhvilluar ditën e djeshme mes Serbisë dhe Anglisë, por kanë qenë thirrjet raciste të tifozëve serb që e kanë shtyrë t’u tregoj se është shqiptar e për këtë ai tha se ndihet shumë krenar.

“Ajo erdhi nga presioni i vazhdueshëm dhe thirrjet raciste që bënin tifozët e serbisë. Ata thërrisnin Kosova është Serbi. Unë bëra shqiponjën një gjest që nuk bëhem kurrë pishman sepse unë jam krenar që jam shqiptar dhe në çdo rrethanë apo në çdo situatë do e them pa frikë”,-tha Sadiku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026