‘Berisha dhe Meta s’kanë vota’, Ngjela: Shkatërruan Shqipërinë
Avokati Spatak Ngjela nuk ka pritshmëri për protestën e nesërme të opozitës, që do të zhvillohet para sheshit të Kryeministrisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk kanë mjaftueshëm vota për të mundur kryeministrin Edi Rama.
“Këta nuk e kuptojnë që nuk kanë vota. Në vend që të vrasin mendjen sesi opozita të riformohet dhe të çojë në krizë politike gjendjen, nuk e kuptojnë. Ku ka protestë kombëtare? Është në sheshin para Kryeministrisë.
Unë ju thashë, që të ketë një lëvizje shoqërore të madhe në funksion të gjendjes ekonomike, duhet ta ndjejnë njerëzit, jo Saliu. E kuptoni që këta nuk ka një doktrinë, këta janë personat që kanë sjellë Shqipërinë këtu, 92′-96′ kanë shkatërruar 500 fabrika dhe uzina’, theksoi ai.
Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojnë protestë më 12 nëntor në orën 16:00, në sheshin para Kryeministrisë.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë