Berisha fjalim pas lirimit: Sot është një ditë e mirë dhe për kundërshtarët e mi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalimin e parë pas vendimit të GJKKO për ta liruar nga masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”.
I rrethuar nga simpatizantë të shumtë në selinë e PD-së, Berisha tha se sot është një ditë e mirë, jo vetëm për simpatizantët e opozitës, por për të gjithë shqiptarët, përfshirë dhe kundërshtarët e tij.
Kreu i PD-së theksoi se piramida e mashtrimit për asgjësimin e opozitës mori këtë të mërkurë goditjen fatale. Ai shtoi se tashmë kryefjalë e tij dhe e opozitës shqiptare nuk do të jenë fjalimet, por aksioni.
“Piramida e mashtrimit mori sot goditjen më fatale. Sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të demokracisë. Sot është dita kur monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe George Soros, dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare. Sakrifica e 330 ditëve, mundi i 3 viteve u shpërblye. Ne qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërtetën dhe vlerat që besojmë, pas një kohe që Shqipëria ishte e zhytur në errësirë. Sot është një ditë e mirë për shqiptarët dhe opozitarët, është një ditë shprese. Sot është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë opozitarë dhe për kundërshtarët e opozitës. Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji dhe Kushtetuta. Sot ka fituar Shqipëria. Sot unë kam thyer numrin e rekordeve të fjalimeve, 330 fjalime. Tani e tutje, veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës, veprimi duhet të jetë kryefjala jonë,” tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve