Berisha: Florjan Binaj është kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës

6 Tetor 2025 | 12:39

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë se aktori Florjan Binaj është kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

Berisha shprehu vlerësimet për të gjitha kandidaturat e ardhura nga personalitete të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, ndërsa theksoi se kandidatura e PD do diskutohet edhe me aleatët.

“Kandidaturat e ardhura, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, janë realisht kandidatura të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora.

Partia Demokratike, duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjes me të keqen që përfaqëson Edi Rama, informon se do t’u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, tha Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se nëse merr miratimin nga aleatët, PD është e gatshme të angazhojë të gjitha potencialet në shërbim të kandidatit dhe fitores së tij në zgjedhjet e pjesshme.

“Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin dhe do jetë kandidati, në qoftë se kemi rënë dakord për një kandidat të pavarur, kjo nuk do thotë se ne do i diktojmë atij.

Do jetë ai që do gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike dhe forcat e tjera politike.

Jemi të gatshëm të angazhojmë, pas rënies dakord me forcat e tjera politike, të gjitha potencialet tona që kandidati e gjykon se i shërbejnë fitores së tij”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi...
15:03 | 22/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Cërrik (VIDEO) 

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë bërë që Shërbimi Zjarrfikës i Cërrikut të ndërmarrë një nismë për freskimin e qytetit. Përmes mjeteve zjarrfikëse,...
14:35 | 22/07/2026

Vijojnë monitorimet rrugore, 4,255 gjoba përgjatë 24 orëve të fundit! 8 të arrestuar

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit të...
14:23 | 22/07/2026