Profil/ Kush është Florjan Binaj, kandidati i mbështetur nga PD për Tiranën
Florjan Binaj do të kandidojë si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ndërsa këtë të hënë mori dhe pëlqimin e Partisë Demokratike.
Ishte vetë kreu i PD-së Sali Berisha i cili në një komunikim për mediat tha se PD mbështet Florjan Binajn por vendimi final do të merret pas diskutimeve me aleatët opozitarë.
Binaj do të përballet në këtë garë me kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, ndërsa vendimi për zgjedhjet vjen pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra.
Kandidimi i Binajt vjen pas shpalljes së tij, nëpërmjet një statusi të dielën e javës së kaluar, si i pavarur.
I njohur për publikun shqiptar përmes karrierës së tij në televizion, ai nuk ka pasur më parë poste publike.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 në një spektakël humori, ku për më shumë se 15 vite ai interpretoi personazhe që u bënë pjesë e kulturës popullore.
Pas largimit nga spektakli i humorit, Binaj nisi një etapë të re si moderator.
Përveç aktivitetit në media, Binaj është përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në nisma të shoqërisë civile, kryesisht në fushën e mjedisit dhe të drejtave qytetare.
Ai ka marrë pjesë në protesta dhe ka mbajtur qëndrime publike.
Florian Binaj është 40 vjeç, baba i tre fëmijëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Detaje nga aksidenti te Unaza e Madhe, dyshohet për një viktimë, mjeti i tonazhit të rëndë ra nga ura pas përplasjes me fuoristradën
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga dhe bie nga ura (VIDEO)
- 17:21 Galeria Apollo e Luvrit rihapet pas vjedhjes spektakolare të Xhevahireve të Kurorës
- 17:18 Irani paralajmëron sulme ndaj infrastrukturës rajonale nëse SHBA godet objektet strategjike
- 17:09 Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 17:08 Ish-kryeministri i Hungarisë akuzon prokurorët se po e shënjestrojnë politikisht partinë e tij
- 17:01 Kina i kërkon SHBA-së të respektojë interesat e saj
- 16:52 Detaje nga aksidenti te Unaza e Madhe, dyshohet për një viktimë, mjeti i tonazhit të rëndë ra nga ura pas përplasjes me fuoristradën