Berisha ftesë publike Ramës: Voto amendamentin për heqjen e imunitetit të deputetëve
Sali Berisha tha në një konferencë për mediat se me qëndrimin e tij për të mos shkuar në gjykatë po mbron kushtetutën e vendit.
Ai i bëri një ftesë publike kryeministrit Edi Rama që të votojë në kuvend amendamentin e propozuar prej tij në 2012 që i heq imunitetin deputetëve, duke i bërë ata të barabartë me qytetarët para drejtësisë.
“Me qëndrimin tim po mbroj Kushtetutën e Shqipërisë, përndryshe do të shkoj në gjykatë për të zbardhur të vërtetat e fshehura qëllimisht. Ndaj e ftoj edhe një herë Ramën të vij të votojë amendamentin që heq çdo mbrojtje për deputetët, deputetët e opozitës do ta mbështesin njëzëri. Unë nuk mund dhe nuk do lejoj që një gjykatës mercenar të rishkruajë kushtetutën në tavolinë. Jemi republikë parlamentare jo kryeministrore. Tani i bëj një ftesë publike Ramës, nëse është burrë, ta votojmë; ai është në qeveri ne jemi në opozitë”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arian Çani: Turmat duan gjak dhe litar, ndaj po goditet Berisha
- A u shkel Kushtetuta për çështjen Berisha? E sqaron avokati Arbër Hoxha
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë