‘Berisha ka mbrojtur publikisht Tom Doshin’, analisti tregon marrëdhëniet mes tyre
Analisti Sidi Hasanaj thotë se Tom Doshi është i vetmi politikan “non grata”, që është mbrojtur publikisht nga Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hasanaj u shpreh se në momentin kur Ilir Meta pati një konfligt me Tom Doshin, një familjar i Berishës mbrojti këtë të fundit,
“Kush është i vetmi politikan i Partisë Socialiste, i cili është shpallur “non grata” dhe është mbrojtur publikisht, në parlament, në emisione nga Sali Berisha? Ky është vetëm një, Tom Doshi. Në momentin, konfliktin mes Ilir Metës dhe Tom Doshit, Sali Berisha mori kosto personale, derisa u përmend familjari i tij për të mbrojtur Tom Doshin.
A e bëri thjesht për të marrë aksione politike për momentin? Unë dyshoj, sepse Berisha është një njeri shumë largpamës, shumë inteligjent dhe nuk diskutohet që i kalkulon të gjitha. Ky është fakt. Nëse ka një njeri që është mbrojtur, që ka qenë “non grata”, që ka qenë kryesori në 21 janar dhe pas pak muajsh u mbrojt nga Sali Berisha, ky është Tom Doshi”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane