Berisha kryen lëvizjen e parë pas vendimit të Apelit për vulën e PD-së

Sali Berisha
3 Mars 2023 | 21:40

Sali Berisha do të mbledhë ditën e nesërme në orën 12:00, Kryesinë e Partisë Demokratike.

Mbledhja do të zhvillohet në selinë blu, ku do të diskutohet rreth situatës politike në vend.

Gjykata e Apelit vendosi të premten që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që i dha të drejtë Sali Berishës të marrë drejtimin e Partisë Demokatike si dhe vendosi që çështja të kthehet në rigjykim.

Pas verdiktit të gjykatës, Berisha në një deklaratë për media tha se vendimi ishte politik.

“Sot Edi Rama dha vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit. Gjykata lexoi vendimin e përgatitur me kohë nga Rama. PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë.

Do mbledhim së shpejti forumet drejtuese dhe do marrim të gjitha vendimet e duhura për të vijuar misionin tonë në mënyrën më të fuqishme”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026