Berisha kundër Kodit të ri Penal: Liron të dënuarit e përjetshëm të Ramës
Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ka kritikuar Kodin e ri Penal të propozuar nga mazhoranca. Berisha e ka cilësuar atë si një “arkitekturë ligjore e diktaturës komuniste” që favorizon enturazhin e kryeministrit Edi Rama dhe shtyp qytetarët e thjeshtë.
“Pa asnjë debat publik të gjerë, paraqitet një kod penal që i jep një shans të dytë vrasësve serialë, vetëm sepse janë pjesë e rrethit të Ramës,” tha Berisha.
Ai shtoi se sipas këtij kodi, qytetarët dënohen për shkelje të vogla si parkimi i gabuar, ndërsa kriminelët e mëdhenj përfitojnë falje dhe mundësi të reja, duke u mbrojtur nga politika.
Berisha theksoi se ky është një “kod i përçudnive të mëdha”, ku qytetarët që pretendohet të jenë viktima të sistemit, përballen me dënime të ashpra, ndërsa funksionarët e lartë mund të vjedhin miliona lekë dhe të marrin dënime simbolike.
“Ky kod është një infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar,” përfundoi kreu i PD-së, duke kërkuar
LEXONI GJITHASHTU:
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur