Berisha: McGonigal u pagua nga Rama për të shkatërruar PD

Sali Berisha
5 Mars 2023 | 18:07

Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur pasditen e së shtunës Këshillin Kombëtar për të diskutuar hapat që do të ndërmarrë PD pas vendimit të Apelit.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal u pagua nga kryeministri Edi Rama për të dëmtuar PD.

“McGonigal, i korruptuar, paguar nga Edi Rama nëpërmjet Dorian Duçkës, në disa aspekte mori në dorën narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në funksion të tij. Ai hetoi lobistin e Lulzim Bashës, Edi Rama hapi çështje penale dhe ndërpreu procesin për ta futur në thes. McGonigal është gjobëvënësi seria ndaj biznesit shqiptar. McGonigal është gjobëvënësi i poshtër ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për vettingun, i cili drekonte e darkonte me ta, natyrisht duke u premtuar se vettingun ua zgjidhje ai.

McGonigal të gjithë kësaj veprimtarie kriminale, të asaj shkalle që akoma nuk ja dimë përmasat, nuk i kreu, nuk i zhvilloi në bodrumet e Tiranës, por në zyrat e zyrtarëve shqiptarë, u asistua nga zyrtarët shqiptarë në hotele, restorante luksoze dhe kudo me radhë”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026