Berisha në familjen e 7-vjeçares: Krimi u krye nga një njeri i qeverisë

4 Gusht 2022 | 11:33

Kryetari i PD Sali Berisha në prononcim për mediat pas vizitës së ngushëllimit të familjen Avdia, e cilësoi ngjarjen një krim monstruoz të kryer nga një njeri i qeverisë.

“Ky akt u krye nga një njeri i qeverisë me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 muaj fuqi”, tha Berisha.

Teksa e cilësoi këtë një krim qeveritar, kryedemokrati u shpreh kritik me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj politikës dhe mediat që denoncoi krimin.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj. E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Berisha konfirmoi se ai dhe Partia Demokratike do të jenë të pranishëm si  qytetarë në protestën që pritet të organizohet pasditen e sotme për vdekjen e 7-vjeçares.

 

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026