Berisha nis ciklin e foltoreve: Jo gjah shtrigash, PD duhet të veprojë si në Nepal
Kryetari i PD-së Sali Berisha nisi këtë të martë ciklin e ri të foltoreve me bazën demokrate, pas paralajmërimeve se një lëvizje të tillë do ta ndërmerrte edhe Ervin Salianji nga Durrësi. Takimi i parë u zhvillua në njësinë nr. 9 në Tiranë, ku Berisha u ndal edhe te analiza paszgjedhore e Partisë Demokratike.
Berisha deklaroi se procesi i analizës nis sot, por paralajmëroi se ai nuk duhet të shndërrohet në “gjueti shtrigash”.
Sipas tij, synimi është forcimi i partisë dhe përgatitja për një betejë të re politike.
“A mundet të përdorim situatën, faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë problematika tona? Në asnjë mënyrë. Fillojmë sot, një debat, fillojmë sot një analizë që do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme PD. Jeni ftuar secili nga ju, të japë mendime, të bëjë kritika për cilindo, të bëjë propozime,” tha Berisha.
Ai shtoi se partia duhet të qëndrojë e hapur dhe të shmangë akuzat e brendshme:
“Kam dy kërkesa, jo gjah shtrigash. Nuk bëhemi në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave. Ku i patëm dobësitë tona? Çfarë duhet të ndryshojmë? Nuk kemi frikë të bëjmë të gjithë sugjerimet. Çfarë të përmirësojmë ne? Dy momente, hapësirë, hapësirë, hapësirë.”
Berisha akuzoi qeverinë për atë që ai e cilësoi “regjim autoritar” dhe përsëriti se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira:
“Jemi në kushtet e një regjimi autoritar, i cili synon zhdukjen tonë. Ne bëjmë të kundërtën, bëjmë gjithçka të vitalizohemi. Me Edi Ramën zgjedhje s’ka. Nuk ikin diktaturat me votë. E faktuam.”
Ai pretendoi se zgjedhjet janë vjedhur dhe se mandati i katërt i Ramës “nuk do të gëzohet”:
“Rama me mandatet të vjedhura në pushtet s’mund të qëndrojë. Jemi në fazën e betejës vendimtare. Kemi faktuar na ka vjedhur zgjedhjet. Nuk do e gëzojë kurrë mandatin e katërt.”
Në përfundim, Berisha u bëri thirrje demokratëve të përgatiten për “betejën e radhës”:
“Duhet të përgatisim partinë. Të bëjmë atë që bëri Nepali, Bangladeshi. Kemi arritur diçka. Nuk mori urim nga qeveria e SHBA,” tha ai.
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë