Berisha paralajmëron Ramën: Koha jote ka mbaruar, 20 shkurti dita e pluralizmit

13 Shkurt 2024 | 19:50

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se koha e kryeministrit Edi Rama ka përfunduar.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës nga dritarja e banesës së tij, teksa i drejtohej mbështetësve që ishin mbledhur poshtë pallatit.

Berisha tha se 20 shkurti, dita kur do të zhvillohet edhe protesta kombëtare e opozitës, është dita e pluralizmit, dita e demokracisë dhe e shpëtimit të Shqipërisë.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë, pasi sipas tij, kauzat e opozitës janë të drejta, për një Shqipëri si Europa.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama, koha jote mbaroi!

Mbaroi koha e inceneratorëve, në flakët e tyre do përfundosh bashkë me Erion Veliajn dhe hajnat e tjerë.

Edi Rama, mbaroi koha e vjedhjeve të tua të shekullit, erdhi koha e gjykimit, por jo nga mercenarët e tua, Dumanë, Kraja e kompani, por me 20 shkurt nga qindra-mijëra qytetarë të revoltuar.

Mbaroi koha e bandës dhe e drogës, erdhi koha e ligjit dhe e drejtësisë të qytetarëve të revoltuar.

Edi Rama, mbaroi koha e McGonigal, erdhi koha e drejtësisë, mbaroi koha e burgosjeve politike, erdhi koha e fatit të babait tënd shpirtëror.

Më 20 shkurt 1991, luani u zgjua. 20 shkurti është dita e qytetarëve.

20 shkurti është koha e demokracisë, 20 shkurti është dita e pluralizmit, 20 shkurti është koha e lirisë, 20 shkurti është koha e fitoreve, është ëndrra evropiane, është koha e shpëtimit të Shqipërisë, sepse kauza jonë është demokracia.

Sepse kauza jonë është pluralizmi.

Sepse kauza jonë është dinjiteti njerëzor.

Sepse kauza jonë është e ardhmja evropiane e Shqipërisë.

Sepse kauza jonë është ripopullimi i Shqipërisë.

Kauza jonë është nxjerrja e shqiptarëve nga varfëria.

Miq, o sot, o kurrë, ta bëjmë Shqipërinë si Europa.

20 shkurti, gati për fitore. Ne jemi bashkë, ne jemi të pandalshëm, ne jemi fitorja.

Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti ju bekoftë ju fitimtarë, shpëtimtarët e kombit.

Fitore, fitore, fitore!

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026

Lumasi me prodhim të bollshëm pjeshke, fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes

Prodhimi i pjeshkës dhe nektarinës në Lumas të Cërrikut ka qenë i bollshëm këtë vit, por fermerët thonë se çmimet e ulëta të shitjes po...
17:06 | 02/07/2026

Gjirokastra shënon shtigjet malore, më shumë siguri dhe orientim për turistët

Në Gjirokastër ka nisur shënimi i shtigjeve malore, një iniciativë që synon promovimin e turizmit të aventurës dhe nxjerrjen në pah të vlerave natyrore e...
16:59 | 02/07/2026