Iljazaj: Bardhi, iluzion se ishte i përzgjedhuri i amerikanëve, shkoi te Berisha

5 Shkurt 2024 | 22:15

Drejtori i Institutit liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj është shprehur se një pjesë e deputetëve demokratë që qëndronin neutral, iu dorëzuan lidershipit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Komentet Iljazaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se sot elektorati i PD ndahet në berishistë dhe joberishistë.

Ai foli edhe për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin, i cili ishte sot në protestën poshtë shtëpisë së Berishës, për të cilin tha se në fillim mund të ketë menduar se do të ishte i përzgjedhuri  i amerikanëve dhe kur e pa që kjo nuk ishte e vërtetë, përfundoi te Berisha.

“Berisha ka ndjekësit e vetë, ka përfaqësimin e tij politik, edhe pse ndodhet në këtë situatë. Këtë deputetët e tjerë, që kanë qëndruar si neutral, kanë ndenjur në mes dhe kanë parë ku ka shkuar topi. Lëviznin kokën si në ping pong.

Njëher ishin shumicë me Bashën dhe pastaj shkuan me Berishën. Dhe në fund iu dorëzuan lidershipit të Berishës. Kjo konfirmoi edhe njëherë që e djathta sot ndahet në berishiste dhe jo berishiste. Ata menduan se do të shfrytëzonin elektoratin e Berishës dhe sot ndodhi e kundërta.

Ata (Gazment Bardhi) kanë pasur iluzionin se kanë qenë të përzgjedhurit e amerikanëve, kur e kanë parë që nuk kanë qenë, kanë shkuar atje (te Berisha) sepse nuk  kanë pasur rrugë tjetër”, tha Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026