Berisha: Për aferën e inceneratorëve, Rama duhet të kryejë 60 vite burg
Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të dënohet me 60 vite burg për aferën e inceneratorëve.
Ai hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë, duke thënë se ky i fundit me shkatërrimin e pronave që po bën po përpiqet të shuaj kritikat për keqqeverisjen që bën.
“Ky njeri nuk di ku të fusë kokën dhe përpiqet të shuajë kritikat, mediat, zërat kundër në një kohë kur vetëm për aferën e incineratorëve i takojnë 60 vite burg. Akti i shëmtuar që kryen ndaj pronave të një kompanie është politik. “- tha ai.
Berisha ka dënuar me forcë, prishjen e pishinave të një restort turistik në Malin e Robit ditën e sotme nga struturat e IKMT-së.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha pas këtij veprimi fshihen akte politike.
“Gjithçka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të ndërtuara nga Edi Rama. Kjo e bën përgjegjës penalisht për shkatërrimin antiligor për shkatërrimin e pronës së tjetrit. Së dyti, ndërrmarrja e një akti të tillë, kur resorti është plotë me turistë, është akt i mirëfilltë banditesk. Është shembulli më i keq për Shqipërinë. Ajo që dënoj me forcën më të madhe është sfondi politik i këtyre veprimeve. Janë antiligjore, përpjekjet për të shkatërruar një grup një grup mediatik në kundërshtim me ligjet e vendit.“- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë