Berisha përplaset me Ballukun dhe Ballën në Kuvend | 5 zhvillime

22 Shtator 2022 | 16:09
  • Berisha-Ballukut: Ç’lidhje keni me largimin e Nanos? Nikolla i heq mikrofonin

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu drejtua Belinda Ballukut duke e akuzuar se në 20 minuta fjalim ishte duke gënjyer.

Ai e pyeti ministren se çfarë lidhje ka me largimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

“Fol pak këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës, na fol pak për mullar pallatin. Pallat 8 katësh dhe flet këtu për mister”, u shpreh Berisha.

Lexoni për më shumë: Berisha-Ballukut: Ç’lidhje keni me largimin e Nanos? Nikolla i heq mikrofonin

Sali Berisha
  • ‘Synohej fshirja e të gjitha të dhënave’, Balluku: Sulmi ndaj nesh i paprecedentë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se Shqipëria po përballet me një sulm kibernetik të paprecedentë dhe të sponsorizuar.

Balluku sqaroi se sulmi kishte për qëllim fshirjen e të gjitha të dhënave në sistem. Ajo vlerësoi deputetin demokrat Ervin Salinji i cili sipas saj ofroi bashkëpunimin përballë situatës me të cilën përballet vendi.

Lexoni për më shumë: ‘Synohej fshirja e të gjitha të dhënave’, Balluku: Sulmi ndaj nesh i paprecedentë

  • Balla fyen opozitën në Kuvend: Berisha një pisëllëk, nuk krahasoheni me ne

Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka fyer opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ai e quajti kreun e PD-së një pisëllëk që nuk krahasohet dot me PS-në.

Balla e quajti provokim uljen e Berishës sot në Kuvend në karriget e socialistëve.

Lexoni për më shumë: Balla fyen opozitën në Kuvend: Berisha një pisëllëk, nuk krahasoheni me ne

  • Jeta e panjohur e Vis Martinajt, si u bë 40-vjeçari nga Burreli ‘mbret i lotove’

Prej më shumë se 40 ditësh, mbreti i lojërave të fatit, Vis Martinaj është zhdukur.

Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet mbreti i lojërave të fatit dhe akuzoi prokurorinë se nuk po vepron.

Lexoni për më shumë: Jeta e panjohur e Vis Martinajt, si u bë 40-vjeçari nga Burreli ‘mbret i lotove’

  • AMP për Euronews Albania: ‘Plumbi i artë’ nuk u dekonspirua

Hetimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore nuk ka zbuluar efektivë të dyshuar për dekonspirim në operacionin “Plumbi i artë” ku 13 persona nuk u arrit të arrestoheshin, mes tyre edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj.

Operacioni i SPAK për arrestimin e disa bosëve të krimit që u inkriminuan nga dëshmia e Nuredin Dumanit nuk është dekonspiruar, të paktën jo nga punonjës policie. Në këtë përfundim ka arritur agjencia e mbikëqyrjes policore, e cila përmes një kërkesë për informim bën me dije Euronews Albanian se ka kryer një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Lexoni për më shumë: AMP për Euronews Albania: ‘Plumbi i artë’ nuk u dekonspirua

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026