“Berisha po bën një pabesi”, Bejko: Në Foltore presin kush do ta zëvendësojë
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se me koalicionin me partinë e Ilir Metës, Berisha ka bërë një pabesi ndaj demokratëve.
Sipas Bejkos, Berisha është i braktisur nga demokratët, madje edhe brenda Foltores po bëhen gati kush do ta zëvendësojë.
“Berisha është i braktisur nga demokratët, se ata e dinë që nuk ka perspektivë me non gratën dhe nuk është kjo më e keqja; Sali Berisha i ka futur PD thikën pas shpine. Është treguar i pabesë dhe po bën një gabim historik, është një pabesi që historia do ta gjykojë. Ta marrësh PD dhe ta çosh me këta mbështetës te partia e Ilir Metës, kjo është thikë pas shpinës për demokratët. Edhe në foltore Berishën e quajnë në shkuar dhe po bëhen gati kush do ta zëvendësojë. Edhe në biseda me ne, se në një llogore kemi qenë, e thonë këtë”, u shpreh Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:
Vokshi paralajmëron: Bejko del me një premtim serioz të martën!
Gazetari zbërthen të dhënat: Këlliçi ka marrë 3% nga Veliaj, Bejko i pallogaritshëm
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë